Futboll Sport

PARA NDESHJES COPA AMERICA/ Trajneri i Katarit “kërcënon”: Kemi ardhur këtu për të garuar, jo për…

Trajneri i Katarit, Felix Sanchez, ka thënë se skuadra e tij nuk ka shkuar në Kupën e Amerikës për të bërë selfie me Lionel Messin.

Kjo deklaratë e tij vjen si një “kërcënim” para ndeshjes vendimtare mes këtyre dy kombëtarëve për një vend në çerekfinale, e cila do të luhet sonte në mbrëmje në orën 21:00

“Është e vërtetë se ne nuk jemi shumë të njohur në Amerikën Jugore, por ne kemi lojtarë super profesionistë dhe kemi ardhur këtu për të garuar, jo për të bërë fotografi me Messin”, tha Sanchez.

“Ata janë favoritë, por ne jemi të obliguar të fitojmë. Do të tentojmë të luajmë ashtu siç duhet ndaj një ekipi që ka lojtarin më të mirë në botë”, shtoi ai.

Related posts

FITORE KAMPIONËSH/ Klasikja e futbollit holandez prodhon gjithçka, Ajaksi mposht Fejnordin mes tensionit

Delo.autor

TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ “Panenka” e Ramos i jep fitoren Spanjës në eliminatore

Delo.autor

LUFTA NË UKRAINË/ De Zerbi zbarkon në Itali bashkë me stafin: Nuk do të jemi të lumtur deri kur… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment