Futboll Sport

E ARDHMJA E “SUPER MARIOS” NË DYSHIM/ Balotellin e duan në Serie A, por problem mbetet…

Mario Balotelli është në dyshim për të ardhmen. “SuperMario” nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë të luajë në Francë me Marsejën, apo të kthehet në Serinë A.

Rikthimi në kampionatin italian nuk do të ishte në njërën prej skuadrave të elitës, por bëhet fjalë për skuadrën e Parmës.

Sulmuesi është ëndrra e madhe e emilianëve në merkato, ndërsa mediat italiane shprehen se ai do të lirohet nga Marseja dhe Parma nuk do të ketë shpenzime për të paguar kartonin e lojtarit, megjithatë problem mbetet vetëm paga sezonale e Balotelit.

Klubi i Parmës nuk mund t’ia lejojë vetes shumën që përfiton 28-vjeçari dhe operacioni mund të kryhet vetëm nëse Mario pranon të ulë pretendimet e tij sezonale.

Ka qenë vetë drejtori sportiv i Parmës, i cili u shpreh se klubi nuk mund të sakrifikojë të gjithë merkaton prej Balotelit.

Tashmë, “topi” kalon nga krahu i Balotelit, nëse sulmuesi do të sakrifikojë për t’u rikthyer në Itali.

Related posts

SKANDAL NË ZVICËR/ Kapet në kufi trajneri serb me 2 kg heroinë, nisin hetimet

Delo.autor

Salah me super gol për Egjiptin. Ronaldo shpëton nderin e Portogalisë në fund

Sadik.Autor

FOTO/ Shumëfishohet vlera e Strakoshës, ja sa i ka shkuar çmimi portierit kuqezi

Delo.autor

Leave a Comment