Futboll Sport

PARA NDESHJES KUALIFIKUESE ME BOSNJEN/ Bonucci qaron: Po ndërtohet një Itali e madhe…

Në krah të trajnerit Roberto Mancin, në konferencë për shtyp para ndeshjes me Bosnjen ishte edhe Leonardo Bonucci.

Mbrojtësi thekson se duhet kujdes për ndeshjen e fundit sezonale, teksa sqaron: “Italia ka bërë shumë ndryshime në vitin e fundit. I pari ka qenë trajneri, i cili ka ardhur me ide të sakta. Shumë talente kanë thënë fjalën e tyre dhe kanë mundur të zënë vend në brendësi të grupit. Po ndërtohet një Itali e madhe”.

Ndeshjen me Bosnjën do ta luajë në krah të Romagnolit, pasi Chiellini do të lihet pushim nga Mancini.

“Rëndësi ka të mos ndëshkohemi, ndaj kushdo që zbret në fushë, dihet që do të japë më të mirën. Unë dhe Giorgioo (Chiellini) kemi një detyrë në fushë, por edhe jashtë saj duhet të kontribuojmë për të forcuar grupin. Sa i përket rivalit, Bosnja meriton respekt, aq më tepër që përballë do të kemi lojtarë klasi si Pjanic dhe Dzeko”, deklaroi mbrojtësi i Italisë dhe i Juventusit.

Related posts

SKANDAL NË MIQËSORE/ Plas grushti mes ekipit shqiptar dhe atij rus në Antalia (VIDEO)

Delo.autor

“SKUADRA S’KA NEVOJË PËR MERKATO”/ Trajneri Nagelsmann: Ja si do të fitoj trofe me Bayern Munich

Delo.autor

Tre skenarët që mund të shpëtojnë Ronaldon nga burgu

Sadik.Autor

Leave a Comment