Futboll Sport

U PROVUA TEK DORTMUNDI/ Futbollisti shqiptar i pafat. I jep fund karrierës në moshën 24-vjeçare. Ja arsyeja

Ish-mesfushori i Kombëtares, U-17 dhe U-19, Lorik Aliu, i ka dhënë fund futbollit të luajtur në moshën 24-vjeçare. Ky vendim erdhi për shkak të dëmtimeve të shumta, që ia bënë të pamundur realizimin e ëndrrës të madhe që Aliu kishte.

Mesfushori difensiv, u cilësua si një nga talentet më të mëdhenj në Kosovë, madje shkoi edhe në provë të Borusia e Dortmundit së bashku me Gavazajn dhe Latifin, por për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme, nuk arriti të linte gjurmë në karrierën e tij.

Aliu u aktivizua me Prishtinën dhe Llapin, teksa numëron 3 paraqitje me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë në vitin 2012 si dhe 2 me Kombëtaren U-19 në vitin 2014.

Lajmi për tërheqjen përfundimtare nga futbolli është konfirmuar nga vetë 24-vjeçari, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare shkroi:

Familjarë, shoqëri, dashamirë të futbollit!
Po shfrytëzoj këtë postim për t’ju dhënë një lajm jo të mirë për mua dhe të gjithë ata që më projektuan në majat e sportit më të bukur, FUTBOLLIT.
Kam vendosur që përfundimisht t’i jap fund karrierës time si futbollist aktiv, për shkak të lëndimeve të shumta duke e cilësuar si vendimin më të drejtë.
Është tejet e vështirë që të vendos atletet në gozhdë, pasi që ëndrra më e madhe e jetës time u ndërpre e u shua shumë shpejt.
Ëndrra për tu bërë futbollist profesionist i nivelit të lartë, do ngelet në sirtarin tim, si e parealizuar përjetësisht.
Dua që t’ju falenderoj të gjithëve që më qëndruat afër nga dita e parë e deri sot, dhe bashkëndjetë me mua dhimbje, zhgënjime e triumfe, por fati deshi të përfundonte kështu.
Shihemi në sfida të reja!
Aliu2

 

Related posts

Legjenda angleze tradhëton HENRY: AGUERO lojtari më i mirë i huaj në historin…

Isa.Autor

“HUMBËM 2 PIKË NDAJ LAÇIT”/ Trajneri i Bylisit ironizon kolegun Cungu: Herën tjetër do ta pyesim si do luajmë

Delo.autor

NUK MJAFTON VETËM KARTONI I KUQ/ Ofendoi arbitrin, mbrojtësi i Realit të Madridit e pëson me…

Delo.autor

Leave a Comment