Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PARA NDESHJES ME MOLDAVINË/ Presidenti Duka: Tifozët duhet ta mbështesin Kombëtaren

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur në prag të përballjes mes Shqipërisë dhe Moldavisë në ‘Elbasan Arena’.

Në një prononcim për mikrofonin e “RTSH”-së, Duka u bëri thirrje tifozëve kuqezi të mbështesin Kombëtaren pavarësisht rezultateve.

Duka gjithashtu ka folur edhe për ecurinë fantastike të Kosovës në eliminatoret e EURO 2020.

“Tifozët duhet të jenë në stadium në çdo rast, të mbështesin ekipin pavarësisht nga rezultati. Ekipi kombëtar, duhet mbështetur në çdo kohë. Në çdo ndeshje, çdo ekip duhet të hyjë për të fituar. Në futbollin ndërkombëtar nuk ka kundërshtar të dobët. Shqipëria nuk e ka të lehtë të ndërtojë lojë sulmuese, duke arritur fitoren”, tha fillimisht ai.

Kosova? Kosova po kalon një moment shumë të mirë. Duhet ta komplimentojmë për çfarë po jep në këto kualifikuese. Uroj që të njëjtën gjë të bëjë edhe ekipi jonë. Kur na janë dashur pikë, ja kemi marrë Portugalinë dhe kemi shkuar në Europian. Luhet 11 kundër 11. Të gjithë stërviten dhe përgatiten. Duhet vlerësim maksimal.

Arena Kombëtare? Po punohet që ndeshjen ndaj Islandës ta luajmë në Tiranë. Nuk është e lehtë, është objek i madh me shumë detaje. Nuk jam unë ai që mund ta parashikoj. Është objektiv i kompanisë dhe Federatës.

Related posts

PRANË MARRËVESHJES/ Bonaventura gjen ekip në Serie A! Raiola i siguron 2 vite kontratë

Delo.autor

BARCELONA NË ANKTH/ Tottenham ngushton epërsinë në Wembley (VIDEO)

Isa.Autor

DUAN TITULLIN/ “Emergjencë” tek INTERI, zikaltërit gati për “goditje” në JANAR

Isa.Autor

Leave a Comment