Futboll Sport

PAS AKUZËS PËR PËRDHUNIM/ Sponsorat e Neymar tërheqin reklamat

Sponsorat e yllit të futbollit brazilian Neymar kanë pezulluar fushatat e reklamave pas një skandali të dyshuar përdhunimi, thanë agjentët e tij të premten.

Një modele akuzoi sulmuesin e Paris Saint-Germain për përdhunim në një hotel në Paris në maj.

Ajo kaloi rreth gjashtë orë duke i dhënë një deklaratë në policinë e Sao Paulo të premten. Ngjarja ka kapluar botën e futbollit.

Edhe Neymar dha një deklaratë në polici pasi publikoi mesazhet intime mes tyre në ËhatsApp dhe videot e fotot e 26-vjeçares në internet.

Akuzuesja pretendon se përveçse përdhunimit vuajti edhe agresionin e lojtarit.

Modelja tha se futbollisti u zemërua pasi ajo nuk pranoi të kryente marrëdhënie seksuale pa marrë masa mbrojtëse.

Sipas saj Neymar vazhdoi të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe e goditi në mënyrë të përsëritur.

NR Sports, mbajtësi i të drejtave të emrit dhe imazhit të Neymar, tha se asnjë kontratë sponsorizimi nuk ishte anuluar, ndonëse nuk detajonte se cilat fushata ishin pezulluar.

“Të gjithë partnerët, për arsye të dukshme, janë të vëmendshëm dhe të vetëdijshëm për ngjarjet që po ndodhin,”- u tha në deklaratë.

Nike tha më parë gjatë javës se ishte “shumë e shqetësuar” për akuzat për përdhunim.

Mastercard tha se kishte vendosur të pezullonte fushatën reklamuese me Neymar.

Neymar, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit, ka pasur mbështjetje midis brazilianëve pas akuzave.

Sondazhet tregojnë se më shumë se 60% e brazilianëve besojnë se është i pafajshëm, dhe madje edhe presidenti Jair Bolsonaro shpalli publikisht pafajësinë e tij.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Rrugëtimi për Katar, ja si Shqipëria e realizon ëndrrën e madhe

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Kërkohet nga shumë skuadra në Superiore, Tirana ofertë titullarit të Skënderbeut…

Delo.autor

“LAMTUMIRË”/ Elis Bakaj mbyll aventurën në Bjellorusi: Faleminderit për dy vite fantastike…

Delo.autor

Leave a Comment