Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS PËRFUNDMIT ME SUKSES TË KAMPIONATIT/ Nis faza përgatitore model për Europën, Partizani do të shtegëtojë drejt…

Partizani ka marrë pushimet pas përfundimit me sukses të kampionatit, ku edhe u shpall kampion pas 26 viteve. Disa lojtarë i nisën pushimet që pas ndeshjes me Kukësin dhe shumë shpejt skuadra pritet të grumbullohet për të nisur punën për pjesëmarrjen në Champions.

Partizani pritet të zhvillojë një fazë përgatitore model për Europën, e cila pritet të kryhet në Slloveni. Skuadra do të ketë në dispozicion një ambient të favorshëm stërvitor dhe përpos ngarkesës, skuadra pritet të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Akoma klubi nuk e ka publikuar axhendën e fazës përgatitore, por ajo pritet të nisë në mes të këtij muaji dhe pasi të mësojnë kundërshtarin më 18 qershor do të nisin të mendojnë më konkretisht për turin e parë kualifikues të Champions-it, ku ndeshjet e para luhen më 9 dhe 10 korrik

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA E TRAJNERIT/ “Mentori” i tij rrëfen: Allegri ishte afër stolit të Napolit, përpara se…

Delo.autor

Perez kërkon të transferoje këtë lojtar nga Premier League për 200 milion euro

Q.Autor

Flamurtari, Idrizi flet për arbitrat dhe “lamtumirën” e Danilo Alvesh

Sadik.Autor

Leave a Comment