Futboll Ligue 1 Sport

“PESHKON” NË ITALI/ Leonadro në tratativa për brazilianin e Juventus…

E ardhmja e Douglas Costës, mesfushorit të avancuar të Juventusit, mund të jetë te PSG-ja.

Sipas “France Football”, drejtori i ri sportiv i francezëve, Leonardo, ka takuar agjentin e brazilianit në Paris dhe e ka pyetur si fillim, për të grumbulluar informacionet paraprake mbi lojtarin.

Douglas Costa ka një raport shumë të mirë me vetë Leonardon dhe tratativa mund të konkretizohet gjatë verës.

Parizienët para se të blejnë, do të duhet që të shesin disa lojtarë, për të shpëtuar nga sanksionet e “Fair Play Financiar”.

Kështu që priten zhvillime të reja nga ky operacion, i cili do t’i bënte mirë të dyja klubeve, në qëllimet aktuale që ato kanë.

Related posts

Sir Alex Ferguson i shpëton vdekjes, kalon me sukses operacionin

Sadik.Autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Boksieri Wilder kërcënon Tyson Fury: Këtë herë nuk ke se ku të fshihesh

Delo.autor

Bayern Munich shënon gol ndaj Hannoverit

Sadik.Autor

Leave a Comment