Futboll Sport

TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ Arrestohet një person nën dyshimin për vrasje, ja dyshimet

Një person është arrestuar nën dyshimin për vrasje pa paramendim në lidhje me vdekjen e futbollistit Emiliano Sala.

Sulmuesi, i cili kishte nënshkruar kontratë me Cardiff City, vdiq tragjikisht në një aksident me aeroplan bashkë me pilotin David Ibbotson.

Një zëdhënës i policisë në Dorset, njoftoi se një burrë 64-vjeçar nga Yorkshire është arrestuar dhe liruar dhe hetimet ndaj tij vazhdojnë.

Policia njoftoi se familjet e dy viktimave që vdiqën në aksidentin ajror janë informuar për arrestimin e këtij personi.

Emiliano Sala po udhëtonte nga Nantes drejt Cardiffit më 21 janar kur aeroplani i tij e humbi kontaktin me kontrollin ajror dhe u zhduk mbi kanalin anglez.

Trupi i tij u nxor nga uji në shkurt, por trupi i pilotit Ibbotson nuk është gjetur.

Related posts

SFIDA ELIMINATORE NDAJ “KUQEZIVE”/ Deschamps i frikësohet “Shqiponjave”, ja çfarë thotë trajneri i Francës

Delo.autor

SËRISH NDRYSHIME TEK MILANI/ Ikën Tare, e pëson edhe drejtori sportiv shqiptar

F.autor

Bisedimet e fundit, te Ferrari ka pozitivitet për të ardhmen e Formula 1

Sadik.Autor

Leave a Comment