Futboll Sport

PORTUGALI-HOLANDË/ Ja notat për Ronaldon dhe Van Dijk (FOTO)

U luajt në stadiumin “Dragao” të Portos finalja e Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Holandës.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku të dy ekipet më tepër menduan për të mos pësuar, sesa tentuan të shënonin.

Në pjesën e dytë, në minutën e 60-të, janë portugezët që kalojnë në avantazh. Guedes gjuan fort dhe saktë nga jashtë zone, duke e dërguar topin në rrjetë.

Ky ishte goli i vetëm i kësaj finaleje dhe Portugalia bëhet fituesja e parë e Ligës së Kombeve, këtij kompeticioni më të ri të UEFA-s.

Pritej të ishte një duel i fortë mes sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldos, dhe mbrojtësit holandez, Virgil Van Dijk.

Të dy yjet luajtën gjatë gjithë takimit, me Ronaldon që u vlerësua me notën 6.8, ndërsa Van Dijk me 6.7.

Më poshtë mund të shihni notat e lojtarëve të të dy ekipeve.

Related posts

VILLARREAL-REAL MADRID/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Diaz zhbllokon sfidën për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

International Champions Cup / Bayern dhuron spektakël dhe i jep “leksion” PSG

Isa.Autor

Genoa-Milan, kuqezinjtë s’humbasin prej 8 ndeshjesh në kampionat

Q.Autor

Leave a Comment