Futboll Seria A Sport

PRAPASKENAT E MERKATOS NË SERIE A/ Hysaj bëhet biond dhe pret Juventus, ja oferta e “çmendur”

Juventusi kërkon një mbrojtës që të luajë në të dy krahët. Cilët janë emrat e mundshëm që e përmbushin kriterin e parë nga bardhezinjtë? Elseid Hysaj dhe Mateo Darmian. Me shitjen e Spinacolës te Roma, Mauricio Sarri kërkon një tjetër lojtar cilësor duke parë që Luka Pelegrini është i ri dhe do t’i duhet kohë që të përshtatet.

Hysaj

Madje ai mund të përfundojë në huazim te Kaljari ose te Sasuolo. Emri i Hysajt nuk është i ri, por ditën e djeshme ka dalë sërish në skenë. Specialisti i njohur i merkatos, Alfredo Pedula, ka publikuar lajmin se bardhezinjtë po e monitorojnë nga afër situatën e dy futbollistëve të mësipërm.

ELSEID HYSAJ

Është koha për të bërë ndryshimet rrënjësore. Në fillim martesa, tani flokët dhe pak më vonë skuadra e re. Disa ditë më parë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u martua në kalanë e Shkodrës në një dasmë madhështore dhe tani është duke shijuar pushimet me familjen dhe të afërmit e tij. Madje ai ka vendosur që të ndryshojë edhe pamjen duke u bërë biond. Hysaj njihet për vendimet e çuditshme që kanë të bëjnë me “look”-un e tij.

hYSAJ

Për të kaluar te çështja më kryesore dhe më e rëndësishme që ka të bëjë me aspektin sportiv. Sigurisht që për Hysajn transferimi te Juventusi do të ishte diçka e jashtëzakonshme dhe një arritje e madhe në karrierë, por fillimisht “Zonja” duhet të telefonojë agjentin e tij dhe mbi të gjitha Napolin. Atletiko e Madridit është gjithashtu në garë për shërbimet e shkodranit dhe në këto çaste është e avantazhuar për të transferuar Hysajn.

Megjithatë, gjërat mund të ndryshonin menjëherë duke qenë se trajneri i Juventusit ka raport të shkëlqyer me Hysajn dhe mund të ndikojë në transferimin e tij te bardhezinjtë. Fillimisht duhet që të zgjidhet çështja “Kanselo”, i cili është pranë kalimit te Mançester Siti. Hysaj nuk do të mendohej dy herë për të kaluar nga Napoli te Juventusi, pavarësisht se ka raport të mirë me tifozët napolitanë.

hYSAJ66

Vetë agjenti i tij, Mario Xhufredi, ka thënë pak kohë më parë se nuk do të kishte asnjë problem pasi lojtari është profesionist. Napoli kërkon 25 milionë euro për ta lënë të lirë mbrojtësin shqiptar, ndërsa Atletiko e Madridit deri tani është e gatshme të ofrojë 20 milionë euro. Nuk dihet ende se sa mund të ofrojë Juventusi, por këtu gjërat do të ndryshonin duke parë që De Laurentis nuk e ka shumë përzemër të bëjë biznes me “Zonjën”.

Related posts

Rafinha largohet nga Interi? Menaxheri i lojtarit jep përgjigjen përfundimtare

Sadik.Autor

LIVE/ Flamurtari-Teuta: Skemë fantastike e vlonjatëve, Alvesh nderon Flamurtarin (VIDEO)

Isa.Autor

“SHPËRTHEN” KUNDËR YLLIT TË JUVENTUS/ Cassano: Për mua nuk është një kampion. E bën në brekë kur…

Delo.autor

Leave a Comment