Futboll Sport

PREFERON CHAMPIONS LEAGUE APO “TOPI I ARTË”? Kjo është zgjedhja interesante e Mbappes

Mbappe preferon të fitojë trofeun e Champions Leagues para “Topit të Artë”.

Në një intervistë për “ESPN”, talenti francez tha se nuk mund të fitohet trofeu individual nëse nuk ke sukses në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Kontinentin e Vjetër.

Për ju, më e rëndësishme është të fitoni Champions Leaguen apo “Topin e Artë? “Champions Leaguen sepse ju mund ta fitoni “Topin e Artë” dhe të mos hyni në histori”, u përgjigj Mbappe.

“Ju luani me 10 lojtarë të tjerë, nuk luani vetëm, nëse do të ishte tenis do të thosha “Topin e Artë” sepse tenis luani i vetëm. Futbolli është lojë skuadre. Mendoj se nëse doni ta fitoni “Topin e Artë” duhet ta fitoni Champions Leaguen. Nuk mund ta fitoni “Topin e Artë” pa Champions”, përfundoi ai.

20-vjeçari e mbylli sezonin me PSG-në me 39 gola në 43 ndeshje.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Simeone “ndërton” formacionin për të mposhtur “Zonjën e Vjetër”, mungon…

Delo.autor

Bayern i fiksuar pas talentit brazilian, e do me çdo kusht (VIDEO)

Sadik.Autor

Çmendet Bayer Munich, ofron 100 milionë euro për Firminon

Sadik.Autor

Leave a Comment