Futboll Sport

PRITET RIKTHIMI I BUJSHËM NË “CAMP NOU”/ Ja detajet e marrëveshjes mes Neymar dhe Barcelonës

Barcelona dhe Neymar kanë arritur marrëveshjen në parim për rikthimin e brazilianit në “Camp Nou”.

Tashmë është koha që klubi katalanas të negociojë me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se do të pranojë negociatat për të shitur sulmuesin 27-vjeçar, shkruan Goal”.

Sipas medieve iberike, Neymar ka pranuar që t’i ulej rroga tek Barcelona, pothuajse 50 për qind më pak se sa fiton tek PSG-ja.

Thuhet se braziliani ka pranuar kushtet e vendosura nga Barcelona, ndërsa duhet që edhe të tërheqë padinë kundër klubit katalanas.

Pritet që Neymar gjatë verës të kryejë rikthimin e bujshëm pasi në tavolinë Barcelona i ka vendosur një kontratë 5-vjeçare.

Kujtojmë që presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka marrë miratimin e Messit i cili preferon rikthimin e Neymarit.

Related posts

KJO NUK PRITEJ! Allegri nis bisedimet me klubin që turpëroi Realin

Delo.autor

Milani pas Marco Reusit, por pëlqehet edhe Weigl

Q.Autor

MBROJTËSI SHQIPTAR BËN “HEROIN”/ Kastrati shënon në minutën e 100-të dhe i jep skuadrës së tij Kupën e Hungarisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment