Formula 1 Sport

F1, Vettel: Nuk kam çfarë them për Verstappenin (Video)

Ishte në vend të tretë, kishte vështirësi me gomat dhe po mbrohej, por Sebastian Vettel dukej se do të ngjitej në podium në Çmimin e Madh të Kinës.

 Ndoshta Max Verstappen do ta parakalonte gjithsesi, por manovra e të riut holandez ndaj ferraristit bëri që Vettel të rrotullohej pasi u prek nga Red Bulli dhe të përfundonte në vendin e tetë një garë që e nisi nga vendi i parë.

Në fund të garës, Vettel u shpreh: “Nuk kam çfarë them për Verstappenin sepse e patë vetë të gjithë. Garat kështu e kanë. Janë gjëra që ndodhin dhe ishte diçka negative për të dy”.

Me vendin e tetë, Vettel ruan kryesimin e Botërorit të Formula 1 me 54 pikë, 9 më shumë sesa Lewis Hamilton, i cili e përfundoi garën në vendin e katërt.

Ricciardo fitoi Çmimin e Madh të Kinës duke lënë pas Bottas e Raikkonen.

Related posts

E kërkon Milani, por sulmuesi e ka mendjen te pushimet! (FOTO)

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Mikel Merino transferohet tek Arsenal, “topçinjtë” i plotësojnë dëshirën Artetës

F.autor

ËSHTË GRUMBULLUAR TEK KOMBËTARJA E ANGLISË/ Sancho “shkatërron” Harry Maguire në seancën stërvitore (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment