Futboll Kosova Shqipëri Sport

PRITET TË FILLOJË KËTË VIT/ Prezantohet projekti i Stadiumit Kombëtar të Kosovës

Sot në Prishtinë është prezantuar projekti për Stadiumin Kombëtar të Kosovës, ashtu siç ishte paralajmëruar dje nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Punimet për ndërtimin e këtij stadiumi, me kapacitet prej 30 mijë ulësesh, pritet të fillojnë këtë vit.

Mësohet se ndërtimin do ta bëjë një kompani turke.

Duke iu referuar projektit të prezantuar, Stadiumi Kombëtar i Kosovës do të ketë restorante, hotele, fusha ndihmëse, parqe e pishina, ndërsa në ndeshjet e Kosovës, stadiumi do të ndriçohet nga ngjyra të kaltra.

Ndryshe nga “Arena Kombëtare” që po ndërtohet në Tiranë, impianti i ri i Prishtinës nuk do të ketë kullë.

Futbollistët përmes një videoje kanë falënderuar dhe kanë premtuar që do ta japin maksimumin e tyre për t’i gëzuar tifozët edhe në këtë stadium, ashtu siç kanë bërë deri më tani në “Fadil Vokrri”.

I pranishëm ishte edhe ylli i Kombëtares “Dardane”, Milot Rashica, dhe shumë politikanë të tjerë.

Deri më tani, Kosova ka luajtur në stadiumin e qytetit të Prishtinës, “Fadil Vokrri”, mirëpo sapo të përfundojnë ndërtimi i këtij stadiumi, Kosova do të shpërngulet.

Related posts

U “KURORËZUA” KAMPION I EUROPËS/ Nga Ronaldo, tek Ibrahimovic dhe Buffon. Shaqiri i lë pas të gjithë

Delo.autor

Video / E pabesueshme në Greqi, sulmuesi heq topin që po shkonte në rrjetë

Q.Autor

PARMA-MILAN/ Theo Hernandez shënon në frymën e fundit, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment