Futboll Sport

ITALI-ANGLI/ Presidenti Ceferin: Ka ardhur momenti i së vërtetës për dy skuadrat

Me një letër të publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s, Aleksander Ceferin ka folur për finalen që do të luhet mbrëmjen e sotme mes Italisë dhe Anglisë:

“Nga rekordet e Cristiano Ronaldo-s në fazën me grupe te surprizat e fazës me eliminim direkt, UEFA Euro 2020 ka argëtuar dhe magjepsur të gjithë të pasionuarit nga fillimi në fund”, ka shkruar numri një i UEFA-s.

“Tani ka ardhur momenti i së vërtetës për dy skuadrat që do të luajnë këtë sfidë të shumëpritur në Londër, në stadiumin ikonë të Wembley-t”, ka vazhduar Ceferin.

“Jemi gati t ë mbyllim një muaj tërheqës, gjatë të cilit të gjithë kanë parë më të mirën që futbolli europian ka për të ofruar.  Fat të mbarë finalisteve. Shpresoj që kjo ndeshje të jetë historike.

Shijoni finalen dhe fitoftë më i miri!”.

Related posts

MOURINHO FAL KUMBULLËN/ I beson në shtesë, Roma kalon Cagliari me përmbysje

Delo.autor

“EURO 2020″/ Pas një gafe në mbrojtje, mesfushori Dolberg bën heroin ndaj Uellsit (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Hidhet shorti i “Champions League”, ‘titanët’ e Europës mësojnë kundërshtarët (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment