Futboll Sport

PUBLIKOHET LISTA E RE/ 10 vendet e para në renditjen e FIFA-s, ja kush kryeson

FIFA ka publikuar sot renditjen e re të shteteve për muajin qershor.

Për t’u theksuar se 10-shja e parë është e pandryshuar, ku bëjnë pjesë ekipet që ishin edhe muajin e kaluar.

Vendin e parë vazhdon ta mbajë Belgjika, e cila ndiqet nga kampionia e Botës, Franca, ndërsa i treti është Brazili.

Në krahasim me muajin e kaluar, treshja e parë duke përfshirë këtu e Anglinë e vendit të katërt, nuk ka ndryshuar fare.

Më pas, në 10 pozicionet e para vijnë me radhë Portugalia, Kroacia, Spanja, Uruguai, Zvicra dhe Danimarka.

Në renditjen e FIFA-s, Kombëtarja shqiptare renditjet në vend të 66-të, duke humbur 4 pozicione, ndërsa Kosova ngjitet në vend të 121-të, duke rikuperuar 6 pozicione.

Related posts

LIVE/ Brighton-Manchester City, Gundogan thellon shifrat për “Qytetarët”

Delo.autor

ZËNKA ME CONTEN/ Sulmuesi i Tottenham: Ishte i hekurt, ai shpenzoi dy orë me radhë duke më bërtitur…

F.autor

Nga puna në Call Center tek Kupa e Botës/ Ja historia e iranianit të parë në Ligën 1

Isa.Autor

Leave a Comment