Futboll Sport

PUBLIKOHET SONDAZHI/ Ja mbrojtësi më i mirë në historinë e futbollit, renditja (FOTO)

Legjenda e Milanit dhe e Italisë, Paolo Madldini është votuar si mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave.

Kështu menduan rreth 70 mijë votuesve në Twitter, i krijuar nga uebsajti sportiv “Sportbible” i cili në një sondazh pyeti se cili ishte mbrojtësi më i mirë në histori.

Rreth 64% të votave mblodhi mbrojtësi legjendar Milanit ishte më i votuari, duke lënë larg vetes Carles Puyol me 16%, Ramos me 12% dhe 8% Cannavaro.

Natyrisht që tifozët kanë shtuar edhe emra të tjerë si: Franco Baresi, Franz Beckenbauer dhe Alessandro Nesta, por këtë herë kishte vetëm këto katër alternativa.

Maldini e kaloi të gjithë karrierën e tij tek Milani, ku numëron 600 ndeshje zyrtare. Tashmë 51 vjeç, por në karrierën e tij ka fituar: 7 tituj në Serie A, 1 Kupë Italie, 5 Superkupa, 5 Kupa Europe/Champions League dhe 5 Superkupa Europe.

Related posts

2019 REKORD PËR CR7/ Parashikohen 110 milionë euro të ardhura që vijnë…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Mediat në Qipro “parakalojnë” UEFA-n, zbulojnë arbitrin e ndeshjes me Laçin

Isa.Autor

“TELENOVELA” HYSAJ VAZHDON/ Milan futet në garë për mbrojtësin shkodran, ja oferta

Delo.autor

Leave a Comment