Gossip

PUSHIME LUKSOZE NË GREQI/ Ronaldo nuk harron stafin e resortit, ja sa bakshish do t’i lërë

Kristiano Ronaldo kur është me pushime nuk është një klient i zakonshëm. Këtë e dinë shumë mirë në Kalamata të Greqisë, në resortin “Costa Navarino”, ku kalon pushimet ylli portugez.

Është i njëjti resort ku Ronaldo kaloi pushimet dhe vitin e shkuar, vend që e vizitoi dhe Andrea Agnelli, për të bindur të firmos për Juven.

Pishinë, palestër, dhomë masazhi, fushë golfi dhe plazh privat, janë disa nga shërbimet e personalizuara të Ronaldo në këtë resort. Madje edhe një staf që i dedikohet  yllit portugez, gjatë qëndrimit të tij.

Por, Ronaldo kur largohet nuk e harron stafin. Siç raporton “Corriere Dello Sport”, ai ka vendosur që në fund, stafin ta shpërblejë me 20 mijë euro bakshish.

Related posts

Elisabetta Canalis/ Ish-i i Bobo Vierit, një 40-vjeçare që lë nam në party (FOTO)

Isa.Autor

SENSUALE DHE SUPER SEKSI/ Belen surprizon fansat, pothuajse nudo në “Instagram” (FOTO)

Delo.autor

PO SHIJON PUSHIMET NË ISHULLIN LUKSOZ/ Wanda Nara “ÇMEND” rrjetin me pozat provokuese (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment