Futboll Gossip Sport

PASI U LARGUA NGA KLUBI I PSG/ Dani Alves kërkon punë në profesione të tjera (FOTO)

Pasi u largua nga klubi i PSG, Dani Alvesh po kërkon një klub të ri. Mirëpo deri më tani për të nuk ka ardhur asnjë ofertë.

Dhe i ndodhur përballë këtij fakti Alvesh ka vendosur që të publikoji një njoftim në Intagramin e tij.

Në njoftim futbollisti brazilian shprehej se po kërkon një ekip dhe të gjithë skuadrat e interesuara mundë të marrin CV e tij.

Në fakt, një klubi të interesuar nuk është se i nevojitet shumë CV-ja e Alvesh, sepse për të flet karriera dhe trofetë e fituar.

Së fundmi, Dani ka ditur të fitojë sërish vëmendjen e mediave dhe të bëhet protagonist në rrjetet sociale.

Këtë radhë, ai ka zgjedhur një tjetër mënyrë për ta bërë këtë gjë.

Nëpërmjet fotove të ndryshme, Alves ka publikuar edhe aftësitë e tjera të tij, duke zbuluar se mund të bëjë shumë mirë taksistin, kopshtarin, gardianin, shitësin apo edhe vrojtuesin.

Natyrisht, të gjitha këto i bën në kuadrin e shakave, duke pritur edhe ofertat nga klubet evropiane dhe jo vetëm.

Related posts

ÇËSHTJA YLLIT “ZIKALTËR”/ Antonio Cassano: Godin nuk i bën punë Interit, ja ku qëndron problemi

Delo.autor

TIFOZËT JA PLASIN GAZIT/ A është ky AUTOGOLI më I BUKUR i historisë (VIDEO)

Isa.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Manchester United mposht Burnley, Greenwood “HERO” me dopietë

Delo.autor

Leave a Comment