Futboll La Liga Sport

NIS OPERACIONI FSHESA NË VERË/ Real Madrid nxjerr 17 lojtarë me valixhe në duar, ja emrat

Reali i Madridit është klubi më aktiv në merkaton e kësaj vere. Afrimet e Rodrygo, Eder Militao, Jovic, Hazard dhe Mendy kapin shifrën e 300 milionë eurove shpenzime, por Los Blancos nuk do të ndalen me kaq pasi do të afrojnë të tjerë lojtarë që pritet të vihen në dispozicion të trajnerit Zidane. Megjithatë më parë Reali duhet të shesë dhe te Los Blancos kanë nisur fushatën e spastrimeve.

Janë plot 17 lojtarë që me shumë gjasa do të largohen nga klubi merengues që në këtë merkato pritet të bëjë një revolucion të vërtetë. Në rradhë për t’u larguar qëndrojnë James Rodriguez, Gareth Bale, Mateo Kovacic dhe Marcelo. Janë me valixhe në duar edhe Lucas Vasquez, Mariano Diaz , Keylor Navas, Dani Ceballos, Marco Llorente, Nacho Fernandez, Jesus Vallejo, Teo Hernandez, Borja Mayoral, Raul de Tomas, Luca Zidane, Luca Silva ndërsa në dyshim të madh është edhe e ardhmja e Iscos që vështirë se do të qëndrojë.

Të konfirmuar nga skaudra aktuale janë Courtois, Odriozola, Carvajal, Ramos, Varane, Regulion, Modric, Kroos, Casemiro, Brahim Diaz, Karim Benzema, Vinicius Jr  dhe Marco Asensio edhe pse ky i fundit ka oferta dhe mund të vendosë të largohet

Related posts

Crvena Zvezda – Napoli/ Publikohen formacionet zyrtare, ka shumë surpriza (FOTO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Anglia apo Danimarka? Ja kush do të jetë rivalja e Italisë sipas qenit të “famshëm”

Delo.autor

Shpërthen Martinez/ Ajo që ka thënë për Guardiolën nuk do i pëlqejë aspak trajnerit spanjoll

Q.Autor

Leave a Comment