Futboll Sport

RIKTHEHET TË FLASË PËR TRIPLETËN ME INTER/ Mourinho tregon: Ky ishte gabimi im…

Jose Mourinho drejtoi Interin nga viti 2008 deri në vitin 2010, dhe në sezonin e fundit ai arriti të fitojë tripletën e famshme me zikaltrit.

Në një intervistë tekniku portugez, rikthehet të flasë përsëri për vitin historik, ku shprehet: “Më duhet t’iu them diçka që nuk e kam thënë asnjëherë më parë. Arsyeja që unë nuk u ktheva në Milano, pas ndeshjes me Bayernin, ishte sepse unë mendoja se nëse do të kthehesha, nuk mund të kaloja tek Real Madridi. Doja të shpëtoja nga emocionet e mia. Unë nuk hyra as në dhomat e zhveshjes, pasi nuk mund ta kontrolloja veten.

Kisha vendosur të kaloja te Reali, edhe pse nuk e kisha firmosur ende kontratën. E dija dhe kisha frikë të kthehesha në Milano, për të festuar Ligën e Kampionëve, pasi mund të ndryshoja mendje. Ky ishte gabimi im. Ne fituam 3 trofe në 15 ditë, dhe Diego Milito shënoi 4 gola. Kjo ishte historike”, u shpreh Mourinho.

Related posts

LIVE/ Spal-Milan, Kessie kalon “Kuqezinjtë” në epërsi

Delo.autor

Franca bllokohet nga Australia/ “Kangurët” gjejnë forcën dhe mbyllin 45 minutat e para pa u “lënduar”

Sadik.Autor

MANE zbulon objektivat e Liverpulit/ Duam titullin me veshë të mëdhenj, jam më i shpejtë se…

Isa.Autor

Leave a Comment