Futboll Sport

REVOLUCIONI “LOS BLANCOS”/ Hazard, gjithnjë e më pranë REALIT

Eden Hazard është gjithnjë e më pranë kalimit te Reali i Madridit. Disa përfaqësues të klubit “merengues” udhëtuan drejt Londrës për të mbyllur tratativat me Chelsean brenda kësaj jave.

Për yllin belg, skuadra “Los Blancos” është gati të ofrojë 120 milionë euro, shifër që do ta bënte atë blerjen më të shtrenjtë të klubit spanjoll, duke lënë pas Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldon.

Blerja e Hazard konsiderohet si një goditje e jashtëzakonshme në merkato për Realin e Madridit, që nis kështu një revolucion të madh pas sezonit tejet zhgënjyes që përjetoi këtë vit. Për të përforcuar skuadrën, presidentit Florentino Perez është gati të investojë 300 milionë euro në merkato.

Ndërkohë, Reali i Madridit zyrtarizoi blerjen e sulmuesit Luka Joviç nga Eintrachti i Frankfurtit. “Los Blancos” nuk i kishin publikuar detajet e transferimit të Joviç, por sipas të përditshmes “Marca”, kostoja e këtij operacioni është 60 milionë euro, shifër së cilës do t’i shtohen edhe 5 milionë euro të tjera në formën e bonuseve. Për t’u theksuar është se 30% e kësaj shifre do të shkojë në arkat e Benfikës, që është pjesë e akordit të klubit portugez me atë gjerman.

Related posts

RONALDO NË KRIZË/ Mediat portugeze revoltohen dhe bëjnë thirrje që 37-vjeçari të…

F.autor

ËSHTË NJË YLL BRENDA DHE JASHTË FUSHE/ Yulia Ushakova, lojtaria e hockeyt që po “çmend” rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Chelsea në sulm, kërkon futbollistin e kombëtares së Anglisë

Sadik.Autor

Leave a Comment