Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA FINALE E KUPËS ME TIRANËN/ Trajneri Gjoka: Finalet luhen për t’u fituar, jo për spektakël…

Vendi i dytë në kampionat nuk e kënaq Kukësin dhe kështu nesër, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të ketë mundësinë të fitojë “Kupën e Shqipërisë”, ndaj Tiranës në finale.

Ernest Gjoka, trajneri i verilindorëve, ka folur për mikrofonin e “Supersport”, për këtë sfidë duke, qarë mungesat për shkak dëmtimesh.

Tirana? “Është një kundërshatër i egër dhe me emër. Ka histori të jashtëzakonshme, por në këto momente fokusohemi te ndeshja, që kemi përballë dhe kundërshtari dhe jo te e shkuara. Ne kemi pasur një sezon stresues, por duhet të shohim këtë sfidë”.

Dëmtimet? “Një nga problemet që kam pasur kanë qenë dëmtimet dhe mungesat. Kjo na ka penalizuar, por nesër do të japin më të mirën”.

Trofeu? “E kam thënë dhe këmbëngul që Kukësi është ndryshe në Shqipëri dhe kërkon gjithmonë trofe. Kush vjen këtu duhet të di të përballojë presionin dhe stresin. Duhet trofe për qytetin dhe shpenzimet, kështu që është obligim.

Finalet? “Janë të vështira dhe duhet të fitohen e jo të bëhet spaktakël. Tirana luan hapur, por do të jetë ndeshje interesante. Futbolli luhet për tifozët dhe ata janë oksigjeni. Nëse në Elbasan stadiumi është plot, spektakli është i pamohueshëm”.

Related posts

E FRIKSHME/ Boca-River Plate, stadiumi dridhet si “GJINKALLË” nga tifozët (VIDEO)

Isa.Autor

SHËNOI GOLIN E FITORES/ Aktorja pornografike e fton për fundjavë (FOTO)

Delo.autor

“TOPI I ARTË 2018″/ Njihuni me 10 FAKTET INTERESANTE për listën e të nominuarve

Isa.Autor

Leave a Comment