Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SFIDAT KUALIFIKUESE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Balaj: Ndihemi të lumtur me Rejën, skema me dy…

Në Frankfurt të Gjermanisë u zhvillua konferencë e parë për shtyp e Kombëtares Shqiptare, ku para medieve dolën Bekim Balaj dhe Frederik Veseli.

Sulmuesi shkodran theksoi se kuqezinjtë i kanë të gjitha shanset për të grumbulluar pikët maksimale ndaj Islandës dhe Moldavisë.

“Çdo gjë po shkon mirë dhe po përgatitemi maksimalisht. Jemi të fokusuar dhe duam rezultate të mira në dy ndeshjet e ardhshme”, tha fillimisht ai.

Atmosferë pozitive: Gjërat kanë ndryshuar, kemi një trajner i ri dhe metodë të re pune. Është e kuptueshme se në çdo ekip ndodh diçka e tillë kur ndërrohen trajneri. Jemi të gatshëm dhe duhet të bëjmë mirë. E rëndësishme është që po e shijojmë këtë moment.

Rreshtimi më Rejan: Reja e ka hedhur si opsion skemën 3-5-2. Nuk kemi menduar vetëm këtë modul. Po shohim opsione dhe lojtarë të ndryshëm. E rëndësishme për ne është të japim më të mirën. Kemi luajtur me 1 sulmues, por misteri ka hedhur opsionin të luajmë me dy. Bashkëpunimi dhe mundësia për të shënuar do të jetë më e madhe.

Grumbullimi i Cikalleshit: Ne jemi për interes të përbashkët, që të arrijmë maksimumin. Ardhja e Cikalleshit i bën mirë ekipit dhe na ndihmon për arritjen e objektivave.

Related posts

PO SHKËLQEN NË SPANJË/ Ja momenti kur Rey Manaj realizon një gol “alla Messi” me Barcelona B (VIDEO)

Delo.autor

KUALIFIKUESET “KATAR 2022″/ Polonia merr vendimin, refuzon të luajë përballë Rusisë në “play-off”

Delo.autor

​Formacioni më i mirë i këtij sezoni në Europë

Q.Autor

Leave a Comment