Champions League Futboll Sport

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ Partizani dhe Shkëndija mësojnë kundërshtarët

Partizani sot mbetet me “sy e veshë” nga Nioni, ku në orën 14:30 do të hidhet shorti për turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Të kuqtë do të kenë të pranishëm përfaqësuesit e tyre të kryesuar nga drejtori i përgjithshëm Olsi Rama.

Shorti

Partizani ndodhet në vazon 2, duke u renditur te jo favoritët teksa 32 ekipet pjesëmarrëse në këtë tur janë ndarë në tre vazo, Grupi 1 dhe Grupi 2 me nga 10 ekipe, si dhe Grupi 3 me 12 ekipe. Në secilin grup, skuadrat e para janë ekipet pretendente, të ren ditura me koeficient më të mirë, ndërsa ekipet e gjysmës së poshtme janë jofavorite.

partizani kampion

Partizani gjendet në Grupin 2 dhe goglat sot mund t’i vënë përballë një nga këto pesë kundërshtarë: Sëlltik (Skoci), Karabak (Azerbajxhan), Sherif Tiraspol (Moldavi), Dudelanzh ( Luksemburg) dhe Slovan Bratislava (Sllovaki).

Nga këto 5 kundërshtarë të mundshëm, para katër dekadash janë ndeshur me kampionët e Skocisë, të cilët i kanë mundur në Tiranë, por janë eliminuar në Gllazgou. Para tri vitesh u takuan me Slovan Bratislavën në Ligën e Europës, por përballja e tyre u bë nul, pasi Partizani kaloi në Champions në vend të Skënderbeut dhe sllovakët u kualifikuan direkt.

Karabaku i ish-kapitenit të Kombëtares, Ansi Agolli, mbetet një kundërshtar jo i dëshirueshëm, jo vetëm për shkak të cilësisë së kundërshtarit, por edhe largësisë që të rezervon transferta në Azerbajxhan.

Shkendija

Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës, kampionia e Maqedonisë është në Grupin 1 te pjesa e favoritëve dhe kuqezinjtë do të “peshkojnë” një nga këto ekipe: Suduva, CFR Kluzh, Ferencvarosh, Nome Kalju apo Ararat-Armenia.

NDARJA E VAZOVE PËR SKUADRAT SHQIPTARE NË CHAMPIONS: 

GRUPI 2

Kundërshtarët e Partizanit

Sëltik (SKO)

Qarabak (AZE)

Sheriff Tiraspol (MDA)

F91 Dudelange (LUX)

Slovan Bratislava (SVK)

GRUPI 1

Kundërshtarët e Shkëndijës

Suduva (LTU)

CFR Cluj (ROU)

Ferencváros (HUN)

Nome Kalju (EST)

Ararat-Armenia (ARM)

Related posts

I THUR ELOZHE MESFUSHORIT DHE ZBULON PLANIN/ Pochettino: Vetëm kështu fitohet Champions-i

Delo.autor

Barcelona dhe Reali në ‘luftë’ për yllin nga Serie A

Q.Autor

KUNDË BARCELONËS DHE “PLESHTIT”/ Elkann: “Topi i Artë” duhet t’i jepet një kampioni të vërtetë që ndryshon skuadër

Delo.autor

Leave a Comment