Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SITUATË E TRAZUAR TEK KOMBËTARJA/ Ja misteri i largimit të Grezdës nga grumbullimi

Kombëtarja shqiptare mbetet e trazuar edhe pas largimit të Panuçit. Edi Reja është përpjekur shumë gjatë kësaj kohe që të fokusohet jo vetëm te cilësitë e lojtarëve, por edhe te karakteri i tyre. Klima ka qenë përgjithësisht pozitive dhe me ikjen e “rreshter” Panuçit, lojtarët dukshëm kanë qenë më të lirshëm.

Por ka pasur edhe nga ata që disa zgjedhje të Edi Rejas nuk i kanë përtypur dhe mes tyre edhe Eros Grezda. 24-vjeçari që luan te Rejnxhërsi nuk e ka pritur mirë faktin që ka mbetur jashtë formacionit titullar dhe pas një bisede që ka pasur me stafin teknik, ka vendosur të mos e vazhdojë grumbullimin. Nuk ka qenë një përplasje si ato klasiket, por dy motive të bëra bashkë që kanë sjellë largimin e Grezdës nga Kombëtarja.

MOTIVI I PARË

Sinjali ishte i qartë që në fillim. FSHF tha se Grezda u largua për arsye personale, ndërsa lojtari vetë deklaroi se kishte probleme në gju. Ndërkaq zbulohet se ka pasur një përplasje mes futbollistit dhe stafit për planin që ata po bënin për ta lënë jashtë.

kace grezda

Grezda e kishte kuptuar se nuk do të luante në formacion në këto dy ndeshje. Për shkak të formës ndoshta, por edhe për shkak të ndryshimit të skemës (nga 4-3-3 në 3-5-2). Ai ka pasur një bisedë me tone jo fort të qeta me stafin dhe kur ata i kanë shpjeguar arsyet, atëherë Grezda u ka vënë në dukje se ai stërvitej dhe luante te Rejnxhërsi, por kjo nuk ia ka ndryshuar idetë Edi Rejas.

Related posts

ANALIZON SEZONIN E MILAN-IT/ Trajneri Pioli: “Bukuroshja e Fjetur” u kthye në shtëpinë e saj

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Disfata ndaj Skërnderbeut, Cungu largohet nga Kukësi. Ja kush ulet në stol

Delo.autor

ZYRTARE/ Manchester City godet në merkato, skuadra e Guardiolës “rrëmben” talentin argjentinas

Delo.autor

Leave a Comment