Futboll Sport

SPANJË-KOSTA RIKA/ Nuk ndalet skuadra e Luis Enrikes, goleada vazhdon në pjesën e dytë

Ndeshja mes Spanjës dhe Kosta Rikës sot merr një rëndësi shumë të veçantë duke llogaritur humbjen e Gjermanisë përballë Japonisë në ndeshjen e parë në grup.

bandicam 2022-11-23 17-00-43-936

Luis Enrike është i ndërgjegjshëm që çdo hap i gabuar kushton shtrenjtë ndaj ka zgjedhur një formacion me lojtarët të cilët janë më në formë apo nuk kanë shfaqur probleme me shëndetin pas një viroze që përshkoi kampin e spanjollëve këto ditë.

Kështu, nga minuat e parë në sulm luajnë Dani Olmo dhe Ferran Torres, të mbështetur nga Pedri dhe Asensio që do të jenë opsione më shumë për fazën ofensive.

LIVE SPANJË-KOSTA RIKA 4-0
11′ Dani Olmo, 21′ Asensio, 31′ (p), 54′ Ferran Torres

KOMENTI LIVE:

63’ Morata hyn në fushë në vend të Ferran Torres dhe i duhen pak minuta për të krijuar rrezikshmëri me një gjuajtje nga e djathta, por pa gjetur katërkëndorin.

54’ GOOOL SPANJA! Ferran Torres përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes dhe e Kejlor Navas, për të çuar përsëri topin në rrjetë.

49’ Asensio duket i pandalshëm sot teksa gjen hapësira mes mbrojtësve kundërshtarë, por shënjestra e tij lë për të dëshiruar pasi përsëri nuk gjuan në katërkëndorin e portës së Navas.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e thellë 3-0 të Spanjës.

45’+5’ Asensio ka një mundësi të artë të shënojë edhe golin e radhës, por gjuajtja e tij është e gabuar dhe nuk gjen portën e Kosta Rikës.

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

37’ Spanja vazhdon të ketë kontrollin e plotë të ndeshjes, por ka ulur paska ritmin duke administruar tashmë minutat.

31’ GOOOL SPANJA! Ferran Torres shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

29’ Duarte gabon duke shkelur Zhordi Alban në zonë, gjyqtari nuk heziton të akordojë penallti për Spanjën.

21′ GOOOL SPANJA! Gjithçka e thjeshtë për skuadrën e Luis Enrikes që gjen hapësira në zonë dhe përfiton duke shënuar edhe golin e dytë me Asension.

11’ GOOOL SPANJA! Sulmuesi merr një pasim të mirë në zonë nga Gavi dhe nuk gabon i vetëm para portës. 1-0.

9’ Gjuajtje e menjëhershme e Asensios drejt portës, sfera përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën në të majtë të Navas.

5’ Vjen kërcënimi i parë në portën e Kejlor Navas kur Pedri nis topin për Dani Olmo, por ky i fundit nuk e kthen dot në rrjetë.

1’ Nis dueli mes dy skuadrave.

Related posts

Lëvizje në merkato, klubi italian arrin akordin me sulmuesin shqiptar

Sadik.Autor

Torino ka tifozin më simpatik në botë, shikoni si e festoi golin ndaj Interit

Sadik.Autor

TURPËROHEN NË “OLD TRAFFORD”/ Shikoni si Sulmuesi i Wolves “poshtëron” 3 mbrojtësit e “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment