Futboll Sport

TAKOHEN DY IKONAT E BOTËS SË SPORTIT/ CR7 dhe Michael Jordan: Ne kemi bërë historinë… (FOTO)

Dy ikonat e botës së sportit, Cristiano Ronaldo dhe Michael Jordan, kanë rikujtuar edhe një herë se ata janë dy njerëz që kanë bërë historinë.

Lojtari i Juventusit, i cili padyshim është një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit, me pesë “Topa të Artë” të fituar, ka postuar një fotografi me legjendën e basketbollit.

Jordan, i cili me skuadrën e Chicagos ka bërë historinë në NBA, është takuar me yllin portugez të futbollit gjatë së dielës.

Ronaldo është kujdesur që në Instagram të postojë një foto me ikonën e basketbollit, dhe në këtë fotografi ka lënë një mbishkrim interesant.

“Ne kemi bërë historinë”, shkruhet në fotografinë ku shihen CR7 dhe Jordan.

Related posts

PRANË RIKTHIMIT/ Atletico sakrifikon idhullin e tifozëve për të marrë Alvaro Morata

Delo.autor

Martin Petras: Hamsik nuk do të bashkohet me Chelsean në verë

Sadik.Autor

Këto janë mbrojtësit më të mirë të këtij sezoni në Evropë

Sadik.Autor

Leave a Comment