Futboll Seria A Sport

TËRHOQI VËMENDJEN E KLUBEVE TË MËDHA/ Roma nuk e lëshon Nicolo Zanilon, ja oferta e “çmendur”

Nicolo Zaniolo ishte një nga lojtarët më të spikatur të Romës në sezonin që sapo u mbyll dhe për këtë arsye ai tërhoqi vëmendjen e klubeve të mëdha.

Zaniolo u ble nga Roma vetëm një vit më parë nga Interi, kur u fut në marrëveshje për transferimin e Naingolan në Milano.

Me kryeqytetasit ai zhvilloi 36 ndeshje në total dhe arriti të shënojë 6 gola.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera, mesfushori 19-vjeçar tërhoqi vëmendjen e kampionëve të Italisë, Juventusit.

Drejtuesit bardhezi e pëlqejnë shumë lojtarin dhe e dëshironin në skuadrën e tyre, duke përgatitur edhe një ofertë për të.

Por, sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera”, italiani pëlqehet shumë nga trajneri i ri i Romës, Fonseca, dhe drejtuesit verdhekuq nuk dëshirojnë ta largojnë.

Tekniku portugez dëshiron që ai të jetë në qendër të projektit të tij, dhe së shpejti do t’i ofrohet një kontratë e re.

Në kontratën e re do të përfshihet rinovimi deri në vitin 2024, dhe lojtari do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Related posts

JUVENTUS NIS OPERACIONIN “SPASTRIMI”/ 8 lojtarë gati me “valixhe” në duar, ja emrat

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Milan. Rezultati 1-1

Delo.autor

REI MANAJ DREJT RIKTHIMIT NË SERIE A/ Ja ekipi ku mund të transferohet sulmuesi i Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment