Futboll Sport

16 REALIZIME ME EKIPIN KOMBËTAR/ Sulmuesi i Brazilit në krizë goli, 2 vjet që nuk shënon

Tite i ka dhënë gjithmonë besim dhe e ka konsideruar si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Brazilit, por Gabriel Jezus nuk e ka shpërblyer besimin që i ka dhënë trajneri.

Arsyeja? Goli i tij i fundit zyrtar me fanellën e Brazilit është në tetorin e vitit 2017, në fazën eliminatore për Botërorin.

Nga ajo datë dhe deri tani, nuk ka gjetur ende asnjë gol me “Selecaon”.

Sulmuesi i Manchester Cityt ka luajtur 5 ndeshje në Botëror dhe 3 në Kupën e Amerikës pa shënuar.

Ai ka arritur të realizojë 16 gola në total me ekipin kombëtar, 7 prej tyre kanë ardhur në eliminatoret e Botërorit dhe 9 gola në miqësore.

Jezus mund të kishte shënuar në ndeshjen e fundit kundër Perusë, por humbi penallti.

Related posts

ARSENAL NISET DREJT SHBA/ Arteta nuk ka në dispozicion plotë 10 futbollistë

F.autor

“PLESHTI” PO STËRVITET VEÇ/ Barcelona merr lajmin e keq, Messi rrezikon të…

Delo.autor

REAGON PAS KËRCËNIMEVE TË SHUMTA/ Morata: E di shumë mirë arsyen e vërshëllimave, do të flas pas…

Delo.autor

Leave a Comment