Futboll Sport

TMERROHET FAMILJA E SPANJOLLIT/ Hajdutë të armatosur futen në shtëpinë e Alvaro Moratës

Disa grabitës kanë hyrë të premten në mbrëmje në shtëpinë e Alvaro Moratës, kur 26-vjeçari ishte në Ishujt Faroe me Spanjën, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020. Sipas mediave spanjolle, grabitësit ishin të armatosur.

Gruaja italiane e Moratas, Alice Kampelo, dhe djemtë e tyre binjak Alesandro dhe Leonardo, thuhet se kanë qenë brenda së bashku me një dado, por asnjë nuk është dëmtuar.

Incidenti i tmerrshëm e ka bërë familjen të ndihet e frikësuar dhe e tronditur.

Grabitësit mendohet të kenë marrë vetëm bizhuteri dhe një sasi të vogël parash.

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e grabitësve.

Related posts

NDODH NË SHQIPËRI/ Lojtarët vendosin të tërhiqen pasi kanë pësuar 6 gola, trajneri hynë në fushë dhe… (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Mourinho ndryshon strategji, Roma gati të sakrifikojë Sanchez për mesfushorin portugez…

Delo.autor

LIVERPOOL-CRYSTAL PALACE/ Pas një goditje nga këndi, ylli Mane ndëshkon për “Të Kuqtë” VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment