Futboll Sport

TRANSFERIMI I DE LIGT? Klopp në hall, nis sherri në dhomat e zhveshjes së Liverpool-it

Matthijs de Ligt është emri më i kërkuar në merkaton e verës. 19-vjeçari i Ajax-it ka futur në luftë klubet “big” të Europës. Menaxheri Mino Raiola po shfrytëzon momentin dhe po luan me të gjithë. Barcelona, Manchester United, PSG, Liverpool, Manchester City dhe Juventus janë gati të bëjnë çmenduri për të.

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, e do në “Anfiled” shtatlartin, pasi me Van Dijkun mund të formojnë “murin holandez”. Ky i fundit mund ta ndihmojë, pasi merren vesh mirë. Problemi qëndron te hirearkia në skuadër dhe prishja e harmonisë që mund të shkaktojë në dhomat e zhveshjes.

Afrimi i de Ligt-it në Liverpool do ta bënte më të paguarin e skuadrës, pasi me United që ofron 240 mijë euro në javë dhe PSG që ofron 260 mijë euro, rroga e “Redsave” duhet të jetë e përafërt. Problemi qëndron te pagesat e futbollistëve të tjerë, pasi Mo Salah merr 225 mijë euro në javë dhe Van Dijku merr 170 mijë euro. Drejtuesit kanë dy zgjidhje, të rrisin rrogat e yjeve të skuadrës, ose të përballen me problemet që mund të shkaktojë afrimi i talentit holandez.

Related posts

Panik për rivalët, Valverde do të ketë një sulm të frikshëm për sezonin e ri

Sadik.Autor

ÇMIMET E CHAMPIONS LEAGUE/ UEFA zgjedh lojtarin dhe trajnerin më të mirë të vitit

Delo.autor

Çfarë rrezikon Milani? A do të zgjidhet në CAS-in e Lozanës?

Sadik.Autor

Leave a Comment