Futboll Kategoria Superiore Sport

PLANI STËRVITOR I KUKËSIT/ Trajneri Gjoka e zbulon në… Instagram (FOTO)

Te Kukësi e kanë kuptuar se për të kaluar turin e parë të Ligës së Europës dhe për të shkuar te takimi historik ndaj Romës, nuk i duhet lënë asnjë gjë rastësisë. Ndaj te verilindorët kanë filluar përgatitjet në mënyrë të detajuar për këtë sfidë të dyfishtë ndaj ekipit hungarez, me trajnerin Ernest Gjoka që ka vendosur skuadrën me regjim të plotë sportiv në fushën stërvitore e jashtë saj.

Ka qenë vetë trajneri i Kukësit ai që ka zbuluar në rrjetet sociale se si është dita tipike e skuadrës verilindore gjatë fazës përgatitore. Ai ka postuar planin e një dite në klub, duke filluar që nga zgjimi e mëngjesi i hershëm, për të vazhduar me palestrën dhe përgatitjen fizike të paradites.

Edhe dreka e ditës së shtunë është më e hershme se zakonisht, ndërsa ekipi zhvillon stërvitje pasdite në fushën në Elbasan, qytet ku zhvillohet pjesa e parë e fazës përgatitore para se të udhëtohet për një pjesë të dytë në Ohër, në Maqedoninë e Veriut.

Lojtarëve u lejohet vetëm një orë e lirë “kafe”, 21:00 me 22:00, ndërsa më pas, të gjithë duhet të jenë në dhoma, për t’u relaksuar pas një ditë të ngjeshur e të programuar me detaje.

Related posts

PLAS TEK BARÇA/ Kundërsulmon Piqué: Ka njerëz, që mezi presin të gaboj unë…

Isa.Autor

LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Duele të ashpra në mesfushë, mbyllet pa gola pjesa e parë (VIDEO)

Delo.autor

MOLDOVA-FRANCE/ “Miqtë” thellojnë shifrat, shënon Giroud

Delo.autor

Leave a Comment