Champions League Futboll Sport

FINALJA CHAMPIONS TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Blindohet Madridi, të gatshme edhe armët për dronë

Gjithçka është gati për finalen e madhe të Champions League mes Tottenhamit dhe Liverpoolit.

Finalja e Champions League këtë vit do të diskutohet mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, sfidë që do të zhvillohet sonte nga ora 21:00.

Për këtë finale, që do të zhvillohet në Madrid, është blinduar edhe qyteti për të krijuar siguri maksimale që gjithçka të shkojë siç është më së miri.

Madje, sipas “El Chiringuito de Jugones” Policët kanë marrë gjitha masat për të krijuar siguri dhe kanë në dispozicion edhe armë kundër droneve, duke u përgatitur për çdo rast, pasi që shpesh janë parë viteve të fundit dronë mbi stadiume.

Ndër të tjera “Jugones” raporton se policia janë njoftuar për huliganët anglezë duke i paralajmëruar ata para sfidës së sotme.

Related posts

“PO MA FUT PËRSËRI”/ Zbulohet mesazhi i fundit që Messi i dërgoi ish-presidentit Bartomeu

Delo.autor

Harry Kane jep sinjalin e largimit nga Tottenham, gjithnjë e më pranë Realit

Q.Autor

FITORJA E NËNTË RADHAZI/ Inter mposht Bologna-n falë golit të Lukakut dhe marshon drejt titullit

Delo.autor

Leave a Comment