Champions League Futboll Sport

QARABAG I AZERBAJXHANIT/ Njihuni me kundërshtarin e Partizanit në Champions League

Qarabag i Azerbajxhanit do të jetë kundërshtari i Partizanit në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Një përballje e vështirë kjo në letër për kampionët e Shqipërisë.

Ish-skuadra e Ansi Agollit  dhe Admir Telit dominon prej vitesh në futbollin azer, teksa ka fituar çdo titull nga viti 2013.

Bardhezinjtë kanë një histori të çuditshme në Azerbajxhan, pasi nuk luajnë asnjëherë në qytetin e tyre.

Ata kanë arritur të shkruajnë historinë edhe në Champions, teksa në sezonin 2017-2018 janë kualifikuar në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë, ku kishte një grup ferri me Romën, Arsenalin dhe Atletico Madridin, duke grumbulluar 2 pikë.

Sezonin  e kaluar Qarabag eliminoi Kukësin në turin e dytë eliminator të Championsit.

Kampionët e Azerbajxhanit kanë luajtur 30 ndeshje në kualifikueset e Championsit, teksa kanë arritur të regjistrojnë 11 fitore, 11 barazime dhe 8 humbje.

Për sa i përket renditjes së UEFA-s, Qarabag pozicionohet në vendin e 65-të.

Related posts

PAS TRE FITORESH RADHAZI/ Derbi londinez mbyllet pa fitues, Arsenal dhe Crystal Palace rishkruajnë historinë

Delo.autor

Flamurtari nuk gabon/ Vlonjatët mundin me rezultat surprizë “kampionët” e GREQISË (VIDEO)

Isa.Autor

Nedved premton surpriza: Merkatoja e Juventusit nuk ka mbaruar akoma

Sadik.Autor

Leave a Comment