Futboll Sport

U dëmtua në ndeshjen e parë/ Lojtari i Interit mbyll para kohe Kupën e Amerikës

I dëmtuar në ndeshjen debutuese, pikërisht në fitoren e Uruguait 4-0 kundër Ekuadorit, mesfushori Matias Vecino është i detyruar t’i japë fund para kohë Copa America 2019, pasi dëmtimi i pësuar në minutën e 79-të rezultoi më i rëndë sa parashikohej.

Ekzaminimet e kryera gjatë ditës së sotme nga stafi mjekësor i skuadrës së drejtuar nga Oscar Tabarez kanë zbuluar se bëhet fjalë për një dëmtim muskulor në bicepsin femoral në kofshën e djathtë, që e detyron futbollistin e Interit të qëndrojë jashtë për 1 muaj.

Related posts

E FUNDIT/ Luftëtari në kolaps, presidenti Tavo merr vendimin ekstrem

Delo.autor

Pogba për Kylian Mbappe: Nuk krahasohet me mua, është shumë i talentuar

Sadik.Autor

James Rodriguez: Unë shënoja gola, por nuk isha në planet e Zidanes

Q.Autor

Leave a Comment