Champions League Futboll Sport

U “KURORËZUA” KAMPION I EUROPËS/ Klopp tregon bisedën në telefon me Pep Guardiolën

Liverpooli mundi mbrëmjen e djeshme Tottenhamin 0-2 dhe u bë për të gjashtën herë kampion i Europës.

Jurgen Klopp është arkitekti i këtij Liverpooli dhe pas ndeshjes mediat e gazetarët e kanë bërë atë figurën qendrore të këtij suksesi.

Pas ndeshjes, Klopp, para mediave ka zbuluar bisedën e telefonatës me Pep Guardiolën.

“Një sekondë më parë po flisja me Guardiolën në telefon. Përgatitësi jonë atletik, Le Nobe, ka punuar për Manchester Cityn në fillim të sezonit, por ai donte të fitonte Championsin (kjo është një shaka). Ne i premtuam njëri-tjetri se do i biem (njëri-tjetrit) vitin e ardhshëm përsëri. Ne do të shkojmë për gjithçka dhe të shohim çdo bëhet”, kanë qenë fjalët e gjermanit.

Related posts

“DUAM TË SJELLIM “KUQEZINJTË” ATY KU E MERITON”/ Flet Romagnoli pas disfatës ndaj Romës: Ka ende shumë ndeshje, duhet të…

Delo.autor

E bujshme/ Eden Hazard arrin akordin me Real Madridin

Q.Autor

Zgjedhjet në FSHF, Fino : S’jam tërhequr nga CAS-i

Sadik.Autor

Leave a Comment