Champions League Futboll Sport

U “KURORËZUA” KAMPION I EUROPËS/ Nga Ronaldo, tek Ibrahimovic dhe Buffon. Shaqiri i lë pas të gjithë

Një tjetër finale e fituar pa luajtur asnjë sekondë. Xherdan Shaqiri fitoi Champions-in e dytë pas atij me Bajernin në finalen e 2013-ës në “Wembley”, duke u kurorëzuar dy herë kampion i Europës.

Trofeun me veshë nuk e kanë prekur legjenda si Ibrahimoviç, Ronaldo Nazario apo Xhixhi Bufon, por mesfushori nga Gjilani preku historinë. Përveç të tjerash, ai është edhe futbollisti që ka fituar më shumë trofe nga shokët e tij te Liverpuli (11). “Jemi të lumtur që fituam këtë finale dhe kupën. Më në fund po u dërgojmë një trofe tifozëve në Liverpul. Tifozët dhe njerëzit në klub e merituan dhe ne e kurorëzuam sezonin me këtë titull fantastik. Jam i gëzuar që fitova Champions-in tim të dytë”, tha mesfushori i Klop.

FIRMINO – “Është një ndjesi e pabesueshme. Donim që të harronim me patjetër humbjen e vitit të shkuar. Jam me shumë fat që mundëm ta fitonim këtë titull për Jyrgen Klopin. Ai është si një baba për shumicën e futbollistëve”, tha sulmuesi brazilian.

ALISON – “Është një ëndërr e fëmijërisë që u bë realitet. Është e pabesueshme. Gjithçka që këtë ditë dhe gjatë gjithë sezonit bëmë, do t’ua tregoj fëmijëve të mi. Është një ndjenjë e papërshkrueshme, e pabesueshme”, pohoi Alison Beker, njeriu që zëvendësoi Loris Kariusin pas gafave të sezonit të shkuar në Kiev, pikërisht për të shijuar një ditë si 1 qershori 2019.

Related posts

Thyeu rekordin e madh te Napoli, vjen urimi i Maradonas për Hamsik: Të lumtë, por mos u ndal më!

Q.Autor

Hajduk Split humb finalen e Kupës, por në fund uron gjyqtarët! FOTO

Sadik.Autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Kundërsulm zjarr nga “Kuqezinjtë”, Saelemaekers ndëshkon Sassuolo-n (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment