Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

FINALJA E KUPËS NDAJ KUKËSIT/ Mema ideon titullarët për përballjen, prova për penalltitë para…

Ardian Mema u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve për finalen e Kupës së Shqipërisë. Në stërvitjen e djeshme kanë munguar Dorian Kërçiku dhe Jurgen Goxha, të cilët do të jenë sot të gatshëm për sfidën me Kukësin.

Mema është marrë me formacionin, ndërsa pritet rikthimi i Turtullit në formacionin e parë. Me grupin është stërvitur edhe Grent Halili. Në pjesën e fundit të stërvitjes, Ardian Mema nën sytë e presidentit Refik Halili ka vënë skuadrën që të provojë 11-metërshat. Më të saktët janë treguar Hoxhallari, Doka, Atinga, Turtulli, Imami e ndonjë tjetër.

Hasani e Ngo kanë shpërdoruar ndonjë top para Abibit, ndërsa edhe Lika ka provuar shënjestrën. Tiranës në sfidën me Kukësin i mungojnë zyrtarisht Erando Karabeci e Asion Daja, të cilët e kanë mbyllur sezonin 2018-2019. Tirana luan sot për trofeun e 53-të në historinë e saj 99-vjeçare.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Zvicër-Gjibraltar. Rezultati 1-0

Delo.autor

JUVENTUS-FIORENTINA/ Pas 6 minutash lojë, Milenkovic ndëshkon “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

PREKËN FUNDIN/ Për herë të parë në HISTORINË E ITALISË i ndodh ky REKORD negativ

Isa.Autor

Leave a Comment