Futboll Seria A Sport

“Armiku” i thur elozhe HYSAJT: Është titullar i padiskutueshëm te Napoli i Ancelottit

Bruno Satin, i cili është dhe menaxheri i mbrojtësit të Napolit Kevin Malkuit, në një prononcim të dhënë për mikrofonin e “Radio Marte”, nuk ka nguruar t’i thurë elozhe mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysajt. Edhe pse lojtari që Satini, ka në menaxhim, lufton për një vend titullari me Hysajn, për menaxherin nuk ka diskutime që Hysaj është një titullar i padiskutueshëm te skuadra napoletane.

DU-DdjWXUAAq3Xu

“Unë nuk kam lexuar kritika më Malkuit, kur ai arriti në Napoli. Nuk i lexon elozhet në ndeshjet e fundit. Një agjent tashmë i di meritat dhe defektet e lojtarit të tij. Hysaj është një titullar i padiskutueshëm. Malkuit është një lojtar i ndryshëm dhe ka ende kohë për të treguar vlerat e tij.

Kur mbërrin në një ekip të ri nuk fillon gjithmonë nga radha e parë, por ju duhet ta fitoni vendin. Nuk e di nëse Malkuit do të luajë nesër, nuk i di qëllimet e trajnerit. Unë nuk e pyeta. Kombëtarja? Nëse Kevin gjen vazhdimësinë te Napoli, ai mund të hyjë në idetë e trajnerit të Francës, Deshamp. Napoli ka mundësi edhe në Ligën e Kampionëve, fitoi kundër një Liverpuli të madh dhe ka shumë shanse ndaj PSG-së”, u shpreh Bruno Satini.

Related posts

MUNGON BUFFON/ Njihuni me tre “gardianët” në duelin për çmimin e portierit më të mirë

Isa.Autor

LAJMI FANTASTIK/ Granit Xhaka shpallet më i miri kundër Francës, për mediat helvete kthehet si “zvicerani”

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Dele Alli thyen karantinën me të dashurën Rubi Mae, “tërbohet” Mourinho (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment