Futboll Sport

U THA SE SPIUNONTE STËRVITJEN E PERUSË/ Trajneri Brazilit Tite betohet mbi akuzat: Nuk e kam bërë…

Trajneri i ekipit brazilian në një konferencë për shtyp u betua se ajo që u tha në lidhje me asnjë një dron, që spiunonte stërvitjen e Perusë, ishte diçka e rreme.

Spiunim stërvitjes së Peru – “Betohem se nuk e kam bërë diçka të tillë, nuk kam ngritur asnjë dron për të filmuar si stërvitet Peruja. Kur stërvitja e kundërshtarit është e hapur, dërgoj ndonjë njeri ta shikojë, në qoftë se ajo është e mbyllur, as nuk e marr mundimin që ta spiunoj. Nuk e kam bërë kurrë atë gjë”.

Ndërkohë në prononcimin për mediat ai  u përqendrua dhe tek kundërshtari.

Formacioni kundër Perusë – “Nuk mund ta them,i kam parë duke punuar fort të gjithë lojëtarët, i di nevojat që kam për t’iu kundërvënë Perusë, ndaj e kam në mendje formacionin. Ndoshta luajmë me modulin 4-1-4-1, nuk mund të them më tepër”.

Sulmi – “Procesi krijues duhet të përmirësohet dhe të përkthehet në finalizim të rasteve të krijuara. Mungesa e finalizimit na kushton, por dje kemi punuar mirë në këtë drejtim”.

Related posts

ZYRTARE/ Mesfushori shqiptar me klub të ri, tranferohet tek skuadra e…

Delo.autor

Qaka drejt Serie A, klubi italian ofron 1 milion euro për mesfushorin shqiptar

Q.Autor

E KONFIRMON TRAJNERI GUARDIOLA/ Ylli i Manchester Cityt mungon ndaj “Los Blancos”

Delo.autor

Leave a Comment