Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Sampdoria gjen trajner të ri, firmos njeriu që shkroi historinë në Champions

Sampdoria nuk ka humbur shumë kohë pas largimit të trajnerit Xhampaolo që vendosi të bashkohej me Milanin dhe sot, ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Vendin e Xhampaolos e ka zënë Eusebio Di Françesko, një emër mjaft i njohur në Seria A dhe jo vetëm për shkak të punës së tij që ka bërë me Romën.

“Presidenti Ferrero dhe klubi i Sapmdorias i urojnë mirëseardhje Eusebio Di Françesko që do të jetë trajner i skuadrës sonë deri në vitin 2022”, shkruhej në njoftimin e klubit. Sakaq, vetë presidenti ka pranuar se ishte zgjedhja e mirë e mundshme për klubin.

Di Françesko u shkarkua nga Roma pak muaj më parë duke i zënë vendin Klaudio Ranieri për shkak të rezultateve të dobëta. Vetëm një sezon më parë, Roma e Di Françeskos arriti të shkruante histori në Europë, duke eliminuar Barcelonën në Ligën e Kampionëve. Roma arriti të përmbyste Barcelonën duke marrë një kualifikim historik për në turin pasardhës, ku arriti deri në gjysmëfinale.

Related posts

PËRRALLA E TALENTIT FODEN/ Jeta si filmi më i dashur për tifozët e Manchester City

Delo.autor

TËRHEQ VËMENDJEN E KLUBEVE GJIGANTË TË EUROPËS/ De Ligt vendos: Nuk largohem nga Ajax për…

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Finlandë-Rusi. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment