Futboll Premier League Sport

KËRKOJNË TA “BLINDOJNË” NË EKIP/ Ja kontrata “GALOPANTE” që “Djajtë e Kuq” i ofron për yllin Rashford

Markus Rashford është një nga lojtarët e rinj britanikë më të fortë. Sulmuesi është i rëndësishëm për të tashmen, por edhe një siguri për të ardhmen. Në këtë mënyrë, Mançester Junajtid ka menduar ta blindojë pasi klubet e interesuara për Rashford janë të shumta.

Në fakt, bisedimet për rinovimin kishin ngecur për shkak të kërkesave të 21-vjeçarit, megjithatë në fund ‘Djajtë e Kuq’ janë detyruar të përmbushin dëshirat e lojtarit. Kështu, me kontratën e ri Rashford do të përfitojë 280  mijë euro në javë, ose e thënë ndryshe 14 milionë euro në sezon për 5 vitet në vazhdim.

Në këtë mënyrë, Junajtid largon Rashford nga merkato, ndërsa tashme me kushtet e plotësuara sulmuesi duhet të mendojë vetëm për fushën, aty ku me cilësitë e tij para portës kundërshtare duhet të justifikojë sakrificat financiare të klubit nga Mançesteri.

Related posts

PARTNER IDEAL ME VAN DIJK/ Klopp i telefonon yllit të Napolit: Çfarë planesh ke?

Delo.autor

EIBAR-BARCELONA/ Manual futbolli nga “Katalanasit”, Messi ndëshkon me “Tiki-Taka” (VIDEO)

Delo.autor

Mbrëmja Gala për “Ambasadorët e Sportit”, Lorik Cana merr çmimin kryesor

Isa.Autor

Leave a Comment