Futboll Seria A Sport

VAZHDOJNË ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Milan interesohet për dy lojtarët e Kombëtares italiane…

Mesfushori i Sassuolos, Stefano Sensi, duket gjithnjë e më pranë Milanit.

Agjenti i futbollistit, Giuseppe Riso, i cili mbron edhe interesat e mbrojtësit të Atalantës, Gianluca Mancini, u takua me Paolo Maldinin për të folur rreth kalimit të mesfushorit në Milano.

Edhe gjatë merkatos së janarit, Sensi u kërkua me ngulm nga Milani, por mes klubeve nuk u arrit një marrëveshje.

Ndërkohë që përveç Sensit, i cili do ta mirëpriste një kalim në “San Siro”, Maldini dhe agjenti kanë diskutuar edhe mbi mundësinë e transferimit të mbrojtësit Mancini në radhët e kuqezinjve.

Dy lojtarët e Kombëtares së Italisë shihen nga drejtuesi i Milanit si përforcimet ideale për sezonin e ri.

Related posts

EURO 2020/ Teemu Pukki si CR7, Finlanda nuk njeh kufij (VIDEO)

Delo.autor

Dëshira e Paulo Dybalës: Riktheni shokun tim te Juventus…

Sadik.Autor

29 VITE PRITJE PËR TITULLIN NË PREMIER/ Tifozët e Liverpoolit të zhgënjyer, ja çfarë bëjnë së fundmi…

Delo.autor

Leave a Comment