Futboll Sport

VAZHDON PËRFORCIMET PËR MERKATON/ Real Madrid gati për blerjen e katërt në Premier tek…

Pas një sezoni të dobët, Real Madridi është hedhur seriozisht në merkato.

Pas Militao, Joviç dhe Hazard, klubi kërkon të bëjë një goditje tjetër, por këtë herë në mesfushë. Bëhet fjalë për mesfushorin e Totenhemit, Kristian Eriksen, për të cilin madrilenët kishin shfaqur interes edhe sezonin e kaluar.

Sipas asaj që bën të ditur gazeta e njohur britanike “Independent”, gjigandët spanjoll nuk kanë nën vëzhgim vetëm Pol Pogbanë, por kanë shfaqur interes edhe për lojtarin e Totenhemit. Në ditët në vazhdim, nuk përjashtohet një ofertë zyrtare, pasi danezi ka shprehur dëshirë për t’u larguar.

Reali kërkon të jetë pretendent kryesor për Ligën e Kampioneve, por edhe në kampionatin spanjoll.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Klubi gjerman në karantinë, dyshohet për një lojtar me epidemi

Delo.autor

“PA NJERËZIT NUK KA KUPTIM TË LUAJMË”/ Tifozët e klubit të njohur italian kërkojnë mbylljen e kampionatit (FOTO)

Delo.autor

GOL I PAZAKONTË NGA ANGLIA/ Shikoni realizimin epik të sulmuesit serb në Championship (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment