Futboll

Neymar rrezikon 6-8 javë jashtë fushave

Braziliani i PSG, Neymar do të qëndrojë nga 6 deri në 8 javë jashtë fushave të lojës dhe nuk mund të zbresë në fushë në takimin e kthimit me Real Madrid.

Dëmtimi që pësoi të dielën 26-vjeçari në kavilje ka rezultuar i rëndë dhe megjithëse për momentin janë përjashtuar mundësitë e ndërhyrjes kirurgjikale, sulmuesi nuk është në gjendje të luajë.

Trajneri Unai Emery ka konfirmuar se janë të pakta mundësitë që ai të jetë kundër Real Madrid. Shumë më i prerë është babai i futbollistit, i cili ka përcaktuar një ndërprerje të aktivitetit për të paktën 6 javë.

Në një intervistë për ESPN në Brazil, ai konfirmoi se “duhen të paktën 6 deri në 8 javë për rikuperimin e tij”.

Neymar ka shënuar 29 gola në 30 ndeshje të luajtura me PSG, që kur u bashkua me francezët në verën e këtij viti për shifrën rekord të 222 milionë eurove.

 

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Liverpool heq dorë nga Sancho, Rashica drejt rrugës për në “Anfield”

Delo.autor

“BISHA” IBRAHIMOVIC BEFASON MJEKËT/ Milan merr dy lajme të mira përpara ndeshjes me Romën

Delo.autor

BASHKËLOJTARI TRADHËTON “PLESHTIN”/ Ylli i Barcelonës: Më i miri me të cilin kam luajtur është…

Delo.autor

Leave a Comment