MMA Sport Të tjera

RIVALITETI MES TYRE NUK KA MARRË FUND/ Khabib për sfidën ndaj Conor McGregor, i gatshëm të shkojë në…

Kampioni i UFC-së në kategorinë e peshave të lehta, Khabib Nurmagomedov, e ka ringjallur zënkën e tij me Conor McGregor, duke thënë se rivaliteti i tyre nuk do të marrë fund kurrë.

Luftëtari rus pranoi se ai është i gatshëm të shkojë në burg vetëm për ta vendosur betejën e shumëpritur me Conor McGregor, gjatë një interviste me ESPN.

Por, 30-vjeçari shtoi se nuk është i interesuar në një revansh sepse ai dëshiron të luftojë si “burrat e vërtetë”, si Dustin Poirier, Tony Ferguson dhe George St-Pierre.

Në një intervistë, Nurmagomedovi sqaroi se si fitorja e tij kundër irlandezit në UFC 229 nuk kishte qenë e mjaftueshme.

“As ndeshja e tetorit nuk i dha fund kësaj. Ta shkatërrosh dikë nuk mjafton. Dua të them ta shkatërrosh vetëm atë nuk është e mjaftueshme. Ne duhet ta shkatërrojmë të gjithë skuadrën e tij”, ka thënë Khabibi.

“Këtë gjë e mendoj unë para një ndeshje. Këtë gjë ia them skuadrës time: “Hej, sonte, ne do të shkojmë në luftë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me një ndeshje”.

“Rivaliteti im me të nuk do të marrë fund kurrë. Asnjëherë. Edhe nëse ne e shohim diku njëri-tjetrin, do të përplasemi, jam 100 për qind i sigurt”.

“Nuk ka rëndësi nëse dikush shkon në burg apo ndodh diçka e tillë. Nuk i frikësohem kësaj mundësie… Ata shkojnë në spital dhe ne në stacionin policor. Kjo është e gjitha”.

McGregor kishte shprehur dëshirën për të zhvilluar një revansh me Khabib vitin e kaluar, mirëpo kampioni rus nuk e do këtë përballje para se McGregor të arrijë ndonjë gjë brenda oktogonit.

“Ky djalë duhet të kthehet dhe t’i fitojë nëntë apo dhjetë ndeshje radhazi. Pastaj mund të ndeshemi ne të dy sërish. Dana White (Presidenti i UFC-së) mos më telefono për këtë ndeshje. Dana është i mirë, flas me të nganjëherë. Por, mos më fol për këtë ndeshje të çmendur”.

“Unë dua të luftoj me burra të vërtetë – Dustin Poirier, Tony Ferguson, ndoshta edhe njërin ndër atletët më të mirë të të gjitha kohëve, George St-Pierre. Unë dua të ndeshem me këta. Nuk dua të ndeshem me dikë që s’fiton kurrë”.

Related posts

BËN GODITJEN E MADHE NË MERKATO/ Jo vetëm Pogba, Juventus ofron yllin Dibala për lojtarin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Haxhi Krasniqi rikthehet në ring, me objektiv fitoren

Q.Autor

GETAFE JEP SHENJA JETE NË “CAMP NOU”/ Rodriguez mposht me një super gol Ter Stegen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment