Futboll Seria A Sport

VIJON PUNA ME RITME TË SHPEJTA/ “San Paolo” i Napolit ndryshon pamje nga rikonstruksioni (FOTO)

Stadiumi “San Paolo” i Napolit vijon të jetë një kantier ndërtimi, pasi iu nënshtrua një rikonstruksioni, me punimet që filluan që në ditët e para të muajit maj.

Aktualisht është ribërë tërësisht pista e atletikës anash fushës, ndërsa vijon me ritme të shpejta edhe ndërrimi i ndenjëseve në shkallët e stadiumit.

“San Paolo” pritet të jetë gati brenda muajit qershor, pasi më 3 korrik do të presë “Summer Universiade 2019”, një turne ku marrin pjesë 128 shtete të botës dhe garojnë në 18 sporte të ndryshme, ndërsa eventi do të zgjasë deri më 14 korrik.

“Do të kemi një vëmendje të jashtëzakonshme. Ky event është një mundësi e shkëlqyer për qytetin tonë”, tha kryebashkiaku i Napolit, De Magistris.

Vlen të theksohet se si ndenjëset e reja, ashtu edhe pista e atletikës anash katërkëndëshit të blertë, do të jenë të gjitha në ngjyrën blu, ashtu si fanella e Napolit, skuadër që përdor këtë stadium.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN NË DILEMË/ Garë e fortë për Coutinho, “Special One” i prish punë dy klubeve rivale

Delo.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E KLUBIT/ Antonio Conte ka vendosur për Icardin, ja ardhmja e tij

Delo.autor

Harry Kane do të qëndrojë te Tottenham, për të paktën edhe një vit

Q.Autor

Leave a Comment