Futboll Kategoria Superiore Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Orges Shehi trajner i ri i Tiranës, pritet zyrtarizimi

Tirana nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri, pas largimit të Nevil Dedes. Siç e pat paralamëruar “Panorama Sport” që në mesditë, Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i kampionëve në fuqi të Superiores.

Mësohet së fundmi se palët kanë arritur akordin, teksa pritet vetëm zyrtarizimi. Për sa i përket eksperiencave si trajner, Shehi në të kaluarën ka drejtuar Skënderbeun dhe Kukësin. Ndërkohë që si lojtar, durrsaku, përvecc, Teutës, Bylisit, Vllaznisë, Besës dhe Skënderbeut, ka qenë edhe kapiten i Partizanit.

Shehi ka njohje të vjetra me drejtorin e bardhebluve, Tefik Osmani dhe ky i fundit mësohet ia ka propozuar presidentit Refik Halili.

Skuadrën verilindore të Kukësit, Shehi e drejtoi për 13 ndeshje, teksa u largua pas rezultateve jo bindëse. Ndërkohë në stolin e Skënderbeut, 43-vjeçari qëndroi plot 45 ndeshje, teksa vendin e tij më pas e zuri trajneri Ilir Daja.

Related posts

NGA GARA PËR TITULL NË SERIE A TEK SHERRI IBRAHIMOVIC-LUKAKU/ Trajneri Mancini i analizon të gjitha

Delo.autor

E PAPRITUR/ Ndryshime tek Luftëtari, rikthehet braziliani Xhekson (FOTO)

Isa.Autor

PAMJET QË PO BËHEN VIRALE/ Mesfushori Vidal i habit të gjithë tek goli i 6-të i Bayern (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment